Ah… këta Lunxhiotët Të dëgjuar dhe të veçantë qysh në kohët e largëta…por edhe sot. Pukëvil dhe Lik na tregojnë për famën nga Bizanti e deri në perandorinë osmane si teknikët më të mirë në ndërtimine e ujësjellësve dhe çdo gjë që kishte lidhe me ujin….Τë‘’vulosura’’ këto edhe me një firman të Abdul Hamitit më 1777-të.

Por jo vetëm zanatçinjë të dëgjuar… Kush ka studjuar ekonominë turke dhe sidomos periudhën e Tanzimatit por dhe periudhën pas Luftës së Krimesë nuk mund të mos veçojë Kristaq Zografin…Një faktor i rrëndësishëm i ekonomisë së Konstandinopojës, si bankier dhe si këshilltar i veçantë i tre sulltanëve të asaj kohe…Babai i tij Vitua,një nga furnizuesit më të mëdhenj të mishit për ushtrinë osmane…E nisën rrugën e mërgimit në fillim Vitua dhe më vonë Kristaqi me nënën, Zoica Qiron, dyzet ditë me këmbë nga Qestorati për në Konstandinupojë. Nga të paktit qytetarë jo musliman që mundi të krijojë bankën e tij, që më vonë, i shtriu degët e saj në vende të tjera të europës sidomos në Francë. U bë pronar i 670 000 hektarë toke në Thesali të Greqisë, hapi fabrikën e parë të sheqerit në atë zonë dhe filloi ndërtimin e një tjetre për përpunimin e orizit…
Të gjitha të dhënat për Kristaq Zografin i kemi nga nipi i tij, Ioani Hoxhi i biri i Koto Hoxhit i cili i ka të përmbledhura në dorëshkrimin ‘’Mozaik’’ që ndodhen në Arkivat Shtetërore Greke… Ionai Hoxhi ishte njeriu më i besuar i Kristaq Zografit…Vëllai i tij Nikolla Hoxhi një tjetër figurë intersante dhe intelektuale e kohës. Ai kishte lidhje dhe ishte ndihmësi i botanistit gjerman Theodor von Heldreich, një nga drejtuesit kryesorë për krijimin e Kopshtit Botanik të Athinës. Ka një punim prej 65 faqesh që Nikolla Hoxhi i dërgonte botanistit gjerman në Athinën ku kishte të shkruara të gjitha mostrat e bimëve që i dërgonte nga Qestorati me emrat që përdoreshin në fshatin e tij…(edhe ky punin në Arkivat greke).Mbreti i Greqisë në atë periudhë solli bimë nga shumë vende të botës…por diku aty ndodhen edhe disa nga Qestorati. Për Vangjel dhe Konstandin Zhapa fama është e madhe dhe kam shkruar edhe pak kohë më parë… Të gjitha këto figura i përkasin kohëve të shkuara…
Por edhe sot këta lunxhiotët vazhdojnë e bëjnë emër në mbarë botën… Ka shumë të tillë…Veçova njërin prej tyre… Ai është studjues i Qendrës Europiane të kërkimeve Bërthamore (CERN) në Gjenevë. Poe edhe Drejtor i qëndrës për Fizikën e Astropartikulave të qëndrës së kërkimeve të Avancuara (HARC) në Hjuston…Për vitin 2015 ishte Kryetari i Akademisë së Shkencave të Greqisë. Ky ështe fizikanti grek me origjinë nga Selca e Lunxhit, Dhimitris Nanopullos… Në një intervistë të pak viteve më parë fliste me nostalgji për vendlindjen e babait, Selcën dhe për fisin me mbiemrin Naka… Një lunxhiote tjetër, libohovite e ditëve të sotme, Ministria e Mjedistit dhe e Turizmit ishte këto ditë në Athinë… Bëri shumë takime me ministra me shoqata me personalitete të ndryshme të Greqisë në fushën e Turizmit dhe të Energjetikës. Shumë mirë, një përpjekje që do të sjellë ndoshta rezultate…Por a mund të ‘’harojme’’ lunxhjotët…? Një takim në Akademinë e Athinës me lunxhiotin ‘’Naka’’,( Δημήτρης Νανόπουλος) ndoshta do të ndihmonte më shumë punën dhe misionin e saj… ndoshta mund të bëhet ‘’Ambasadorët’’ më i mirë i të dy popujve…
Historia Akademise se Greqisë fillon në vitin 1856 me dhurimin e madh të Simon Sinës, bamirësit nga Voskopoja, për shtetin grek. U emërua dhe u fol për shumë vjet si “Akademia Sina” për nder të korçarit…Dje Ministrja e Mjedistit vizitoi Observatorin e Athinës. edhe kjo ndërtesë u ndërtua nga bamirësi me origjinë nga Voskopoja Georg Sina, babai i Simon Sinës… Asnjë fjalë…në shenjë kujtese e respekti të paktën…Bamirësit më të mëdhenjë Grek me rrënjë nga Shqipëri i përkasin edhe grekëve por edhe shqiptarëve. Deri kurë do të mbyllim edhe ‘’sytë’’ edhe ‘’veshët’’ për ti kujtuar ata? Sot u takua me karyebashkiakun e Athinës… Fjalë të bukura, foto, madje edhe selfi!!! Edhe këto shumë të mira për turizmin. Por… aty ngjitur pothujse me ndërtesën e Bashkisë ndodhen dy ndërtesa në sheshin Omonia që per shumë vite me radhë kanë shërbyer si hotele emblimatikë të Athinës, të shekulli të kaluar. Edhe këto janë vepra të ndërtuara nga bamirësi korçar Ioani Banga…Asnjë foto asnjë selfi!!! Rrënjët janë të rrëndësishme të njohim të djeshmen që të të ndihmojnë për të përgatitur e lulëzuar edhe të nesërmen…Nuk mjafton vetëm të këndojmë…dhe ti gëzohemi folklorit…
“Dola në Muzinë/ Vrap mora dylbinë/ Pashë Lunxhërinë… Por duhet ti mbajmë mirë ‘’ison’’ këngës lapidar për kurbetlliun lunxhiot…
Flitme nënës vjen nga dheu o biro ku je Ti s’qënke plakur shumë përtej detëve Pika pika rrodhi malli… Një ‘’iso’’për të na sjellë ndër mend herë pas here këta lunxhiotët e dëgjuar se ndoshta po të ishin gjallë edhe ‘’Vjosën’’ edhe ‘’Turizmin’’ do ta kishin vënë në ‘’bina’’…Ah këta lunxhiotët!!!/sarandaNews.l///
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë