SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se “programi kombëtar i vaksinimit anti-Covid po kombinohet me vaksinimin kundër gripit në të gjitha qendrat shëndetësore në vend”.Gjatë konferencës për medie lidhur me arritjet e vitit 2022 dhe projektet e vitit 2023, Manastirliu theksoi se “mbi 1.3 milion qytetarë janë vaksinuar deri tani me dozën e parë të vaksinës anti-Covid; mbi 1.2 milion kanë marrë dozën e dytë; mbi 350 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe mbi 45 mijë qytetarë me dozën e katërt. Sa i takon vaksinës së gripit janë vaksinuar më shumë se 200 mijë qytetarë këtë vit”.

Manastirliu u shpreh se “kemi marrë masat për vaksinimin për grupet e riskuara kundër gripit sezonal, për kontrollin e infeksionve duke qenë se kjo është një situatë që tashmë i shohim të gërshetuara dy infeksionet, edhe gripin edhe COVID-19”.“Janë të rëndësishme masat që kemi marrë për të mbrojtur ata që kanë imunitetet të kompromentuar dhe personat +65 vjeç”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu foli dhe për fuqizimin e kapaciteteve të ISHP dhe strukturave të terrenit.

“Fokusi ynë do të jetë në funksion të fuqizimit të kapaciteteve të Institutit të Shëndetit Publik dhe strukturave të terrenit të njësive të kujdesit shëndetësor në kuadër të forcimit të survejancës në vend, për kontrollin e COVID dhe sëmundjeve të tjera infektive. Fuqizimi i kapaciteteve testuese të Laboratorit të referencës në Institutin e Shëndetit Publik është shtuar me 40%”, tha Manastirliu.Duke folur për programin kombëtar të vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë tha se u përfshi për herë të parë vaksina kundër HPV.“Programi kombëtar i vaksinimit të fëmijëve ka mundësuar 240 mijë fëmijëve të vaksinohen dhe për herë të parë kemi përfshirë vaksinën e HPV. Kemi nisur e po konsolidojmë 2 programe të depistimit të shikimit dhe kujdesit dental në shkolla”, tha Manastirliu.///

error:
%d bloggers like this: