SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi nen për nen marrëveshjen për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e pranishme në Komision bëri të ditur se lidhja e marrëveshjes së administrimit, ndërmjet Ministrisë se Kulturës se Republikës së Shqipërisë dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, ka si qëllim administrimin efektiv, sipas një modeli administrimi, i cili synon konservimin, mbrojtjen dhe rritjen e vlerave te trashëgimisë kulturore të nënzonës së trashëgimisë dhe peizazhit kulturor te parkut kombëtar te Butrintit.

“Butrinti do të vazhdojë të jetë pronë e shtetit përmes kësaj forme të re menaxhimi. Ai do të administrohet përmes një fondacioni të posaçëm që është themeluar nga shteti shqiptar dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim që është një ndër partnerët kryesorë në fushën e trashëgimisë kulturore në Shqipëri”, deklaroi Margariti.

Sipas saj, Ministria e Kulturës vazhdon të mbajë tagrin e monitorimit.

“Miratimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i sigurt për mbrojtjen dhe promovimin e Butrintit, si një nga pasuritë tona më të mëdha kulturore dhe shpirtërore”, tha ajo.

Nga ana e saj, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se modeli i Butrintit ku e merr në administrim një fondacion privat nuk ekziston në asnjë vend.
Sipas saj, në modelin shqiptar përfaqësuesit në minorancë të shtetit nuk janë në cilësi të tyre shtetërore por si individë. ///

error:
%d bloggers like this: