SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Masat e reja shtrënguese ndaj COVID-19/ Ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor, garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim

/08/04/2020//  Masat e reja shtrënguese në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte e nga ana tjetër, do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vijim.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se “masat e reja shtrënguese për të cilat po përgatitemi t’i drejtohemi parlamentit për ndryshime në Kodin Penal dhe Rrugor të Republikës së Shqipërisë, në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe specifikisht epidemisë, nga njëra anë do të mbrojnë popullin nga të pabindurit deri në fund të kësaj lufte, e nga ana tjetër do të garantojnë lehtësimet e nevojshme në vazhdim duke siguruar shëndetin e qytetarëve”.

“Heqja e lejes së drejtimit të automjetit për disa vjet e po ashtu heqja e lirisë për disa apo shumë vite sipas shkallës së shkeljes, do të kthehen në norma bindëse për të siguruar fitoren e luftës pa rrezikuar arritjet e derisotme dhe rrugën e rimëkëmbjes ekonomike pa cenuar shëndetin e askujt”, u shpreh Rama.

Sipas tij, brenda 15 prillit do të kemi paketën e zgjeruar financiare dhe gatishmërinë për miratimin e masave lehtësuese në qeveri si dhe të masave të reja penale në Kuvendin e Shqipërisë/ATSH/. R-SR//

error:
%d bloggers like this: