SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Masat kundër kultivimit të kanabis. Mbledhje online e prefektit të Vlorës me kryebashkiakët e Qarkut dhe specialistët e emergjencave

Radio “Saranda”, 12.Maj 2020//  Masat kundër kultivimit të kanabis e kanë shtyrë prefektin e qarkut të Vlorës Flamur mamaj, të organizonte sot(e Martë) një mbledhje online me kryebashkiakët e Qarkut dhe specialistët e emergjencave

Burime të Radios “Saranda” bënë të ditur se mbledhja e cila nisi nërën 12,00 të së martës, ka zgjatur rreth një orë dhe prefekti Mamaj ka vënë theksin në problematikat që lidhen me parandalimin e  kultivimit të kanabisit nëpër territoret e bashkive: Vlorë, Orikum, Selenicë, Himarë, Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq.

Mësojhet se në takimin online të së martës, bashkia Sarandë është vlerësuara ndër më të mirat, në luftën kundër kultivimtit të kanabisit. Por ende disa bashki kanë probleme dhe raste sidomos të fshatrat e largëta dhe në zona të maskuara nga bimësia e egër.

Sipas ekspertëve antikanbis, muaji është muaji I shërbimeve të bimës së ndaluar e cila kërkon pikërisht në këtë fazë ujitje.

Burime te  radios “Saranda” bënë të ditur se për problematikën e luftës kundër kanabisit në bashkitë e qarkut Vlorë, prefekti ka caktuara raportim online çdo të premte në orën 12.00

Prefekti ka kërkuar  gjithashtu, vëmendje maksimale nga drejtuesit e bashkive  dhe një bashkëpunim më të ngushtë me kryesitë e fshatrave dhe policinë vendore në luftën kundër kutivimit të kanabisit.///

 

error:
%d bloggers like this: