SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Më 8 Dhjetor, në Ditën e Rinisë

ESE nga Vangjel SHUMELI

Rinia është begatia më e çmueshme e një kombi. Një komb pa një rini të shëndoshë nuk ka prespektivë të ndritur.

Çfarë qëndron në të ardhmen e rinisë sonë?

Duhet të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm për të siguruar diçka që ne do të dëshironim të shihnim në rininë tonë të ardhshme.Mbijetesa jonë themelore varet nga ato mendje të rinisë sonë.

Rinia sot, pa marrë parasysh gjininë,origjinën ose vendin e banimit,i nënshtrohen rreziqeve individuale,gjithashtu po prezantohen me mundësi të reja individuale ,disa të dobishme dhe disa potencialisht të dëmshme.

Perspektiva e të rinjve: Çdo vit,një numër i madh i të rinjve braktisin vendin të diplomuar ose të pa diplomuar një vendim shumë serioz për suksesin dhe lumturinë e tyre të ardhshme.Nga jashtë, ky vendim mund të duket si një vendim i mirë për një të ardhme më të mirë, por nuk është aq e thjeshtë: shumë të rinj përballen me barriera,mbaron shkollimin,nuk arrin të punësohesh,disa kanë çështje sociale,ekonomike etj.

Për të rinjtë duhet të ketë projekte që të punojnë për të edukuar të rinjtë dhe të rriturit, të cilët mund të kenë braktisur shkollën.Por ende ka shpresë largimi nga shkolla nuk duhet të jetë fundi i arsimit. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se nuk duhet hequr dorë prej vetes.”Besoni në veten tuaj”, ‘’Mos hiqni dorë nga vetja sepse nuk është vonë”.

Rinia simbolizon lindjen e një dite të re,që çdo mëngjes ngjall shpresat e nxit buzëqeshjet për një ditë më të mirë se ajo e kaluar një ditë para.Kështu, nga çdo gjeneratë e re lind një shpresë e re për ndryshim.

“Fati i popullit tim, është fati im”, thoshte Pjetër Bogdani, që duhet të shërbejë si mësim për këdo, e sidomos për ne të rinjtë.Sepse ne jemi e ardhmja,ne jemi populli.Kur vuan populli, vuajmë edhe unë e ti,vuajmë të gjithë.Shpresojmë çdo herë për një vend të pastër dhe një ekonomi të fortë,ku nuk do na lejojnë neve si rini të merremi me punë të tjera,por të vazhdojmë shkollimin,punën dhe të rregullojmë jetët tona ashtu siç na ka hije. Gjithmonë është thënë se rinia është e ardhmja e një shoqërie, e një populli, e një shteti dhe në duart e tyre do të barten përgjegjësitë dhe obligimet për të udhëhequr, edukuar, zhvilluar dhe për të çuar përpara bashkësinë njerëzore./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: