SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Mediat greke publikojnë foton e shqiptarit, që akuzohet si përdhunues: Është arratisur në Shqipëri

Media greke Protothema ka publikuar fotot e shqiptarit të dyshuar se ka përdhunuar disa femra në vendin fqinj. Fotot janë servirur nga Policia e cila ka shpallur në kërkim shqiptarin, që sipas saj ka mbërritur në Vlorë.Sipas policisë, në orët e para të së dielës së kaluar shqiptari kërcënoi me thikë një 34-vjeçare dhe më pas tentoi të përdhunonte një 24-vjeçare, duke hipur në makinën e saj në rrugën e Amfiteas. Mësohet se burri, i cili është baba i dy fëmijëve, është larguar nga Greqia të enjten e kaluar dhe ka gjetur strehë në Shqipëri, por ADN-ja që ka lënë në makinën e gruas e ka nxjerrë zbuluar.

Mediat greke raportojnë se ai dyshohet se ka problem me alkoolin ndërsa nëna e tij, me të cilën jetonte pasi është i divorcuar, rezulton të ketë qenë viktimë e dhunës në familje. Autori dyshohet se ka pasur shpërthime të dhunshme ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Pas një hetimi të plotë nga Nëndrejtoria e Sigurisë së Athinës në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës, e cila ka marrë përsipër dy raste dhunimesh (tentativa dhe të kryera) ndaj dy grave vendase, të cilat janë kryer në orët e para të mëngjesit të datës 23.10.2022 në në zonën e Paleou Faliros, u identifikuan detajet e autorit të dyshuar të krimeve të mësipërme.

Ndaj 45-vjeçarit të huaj është ngritur një dosje për dhunim të kryer dhe tentativë, dhunë, kanosje me armë dhe rrëmbim.///

error:
%d bloggers like this: