SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Partia Demokratike shënon sot 32-vjetorin e themelimit.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha uroi sot në rrjetet sociale demokratët për 32-vjetorin e themelemit të partisë.

“Gëzuar 32-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike njëherazi dhe pluralizmit politik në Shqipëri”, tha Berisha.

Demokratët i ka uruar edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale Basha thekson se “Partia Demokratike ka lindur e re dhe do të mbetet e re, ka lindur europiane dhe do të mbetet europiane, ka lindur kombëtare dhe do të mbetet kombëtare, ka lindur mes sakrificash, e mbi sakrificat do të ngrihet më e fortë, ka lindur si shpresë e shqiptarëve për ndryshim dhe do të jetë sërish shpresa e tyre, ka lindur e madhe dhe do të bëhet edhe më e madhe, për Shqipërinë, për demokracinë”.

PD u themelua një ditë pas shpalljes së pluralizmit politik nga presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, dhe 3 ditë pas Lëvizjes Studentore të 8 dhjetorit 1990, duke ndezur shkëndijën e protestave që sollën përmbysjen e regjimit komunist, 46-vjeꞔar.///

error:
%d bloggers like this: