-Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit i cili u vra gjatë protestës së 21 janarit të vitit 2011 u shpreh sot se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia.E pranishme në homazhet para e zhvilluara sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para kryeministrisë ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë të Partisë Socialiste si dhe familjarët e 4 protestuesve të vrarë, Ana Veizaj bëri thirrje për drejtësi.
“Shumë të vështira kanë qenë, vitet kalojnë, dhimbja nuk lehtësohet. Bëhet edhe më e vështirë. Se ne rritemi edhe kuptojmë akoma më shumë se çfarë është mungesa e babait. Unë besoj tek drejtësia morale”, u shpreh ajo në një prononcim për gazetarët
Ajo deklaroi se “nuk do të heq dorë së besuari, do përpiqem gjithmonë t’i shkojë deri në fund me aq mundësi sa do kem”.“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, na ka mbështetur. Rasti i babit tim është pak më i vështirë për ta marrë SPAK, por ne do i shkojmë deri në fund me përpjekjet tona. Duam drejtësi. Besojmë tek drejtësia morale, që s’do reshtim së besuari”, tha Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit.///
ME SHUME LAJME
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës
Çështja McGonigal, Rama: Asnjë implikim timin ose të ndonjë zyrtari të shtetit shqiptar në aktakuzë