Nga Pirro NAÇI
Sot është dita e lindjes së Melina Mërkurit.
… Kujtesën kudo që e prek të dhemb, shkruan Seferi.
… Nga libri i saj kam shkëputur sot pak rreshta… ‘’Adhuroja nënën time. Ιshte e re, e bukur dhe e mrekullueshme në shoqërinë e saj. Njerëzit që më njohin me të vërtetë e dinë se unë në jetën time imitoja atë dhe sidomos mënyrën e të qeshurit …’’-shkruan Melina në kujtimet e saj…
‘’Gjyshja ime ishte shumë e rreptë, gjyshja ime Lapa’’… Madje edhe emir i vërtetë i Melinës është Amalia –Maria që njëri i përket gjyshes nënës së mamasë. Ajo ishte nga Dhrovjani Sarandës, fshati që kur qepesh në tatëpjetën e Muzinë kthehesh djathas dhe për 4-5 km ‘’takohesh’’ me rrënjët e Melinës. Aty është edhe shtëpia e gurtë e Lapajve…
…Komisioni i Bashkimit Europian ka vendosur qysh 2010-tën një çmim për nder të saj, për problemet e kulturë dhe ai shpërndahet çdo vit në shtetet europiane . Dhe nuk është i vogël 1.5 milion euro…Ministria e Kulturës mund të mendoj diçka? Po Ministria e Turizmit ?
Bukurinë e Melinës dhe temperamentin e saj mund ta gjesh akoma në Dhrovjan dhe në Pilur!/sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës