SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

(1 dhjetor 1885 — 25 maj 1964)

-Më 1 dhjetor 1885, lindi Eqrem bej Vlora, luftëtar i lirisë, politikan, diplomat, shkrimtar dhe historian shqiptar. Eqremi, i biri i Syrja bej Vlorës dhe Mihri Hanëm Toptanit, u shqua për kontribute të shumëanëshme dhe ishte edhe një nga delegatët në Kuvendin e Vlorës, kuvend i cili shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Eqrem Vlora shërbeu si Ministër i Jashtëm, Ministër i Kulturës, Ministër i Tokave të Lirueme, Ambasador i Shqipërisë në Londër dhe Athinë, si dhe Sekretar dhe Përkthyes i Princ Vidit.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet në 1944, Eqrem bej Vlora u largua drejt Italisë, ndërkohë që gruaja dhe dy vajzat mbetën në Shqipëri, ku vuajtën përsekutimin e pamëshirshëm komunist. Përveç disa viteve ekzili në Itali, Eqrem Vlora jetoi gjithashtu në Gjermani, Austri dhe Francë. Ai ndërroi jetë pas një ekzili gati 20 vjeçar. Zemra e tij ndali së rrahuri në Vjenë, Austri në 25 maj 1964. Eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2014, gati gjysëm shekulli pas ndarjes nga jeta dhe gati 70 vjet pas largimit nga Shqipëria.

Ashtu sikurse shumë figura të tjera kombëtare, Eqrem bej Vlora u anatemua si kolaboracionist nga regjimi komunist, por djali i Syrja bej Vlorës nuk kishte bërë asnjë krim.//Foto: Eqrem bej Vlora me mbesën e tij, Hëna Këlcyrën, bijën e Ali bej Këlcyrës, dalë në Vjenë në vitin 1960.///

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
error:
%d bloggers like this: