SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Më 9 shkurt 1908, Fan S. Noli, 26-vjeçar, u bë dhjak në kishën ortodokse të Bruklinit, SHBA. “Vokacioni i tij i vërtetë qe priftëria”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, duke kujtuar sot një nga figurat kyçe në historinë e Shqipërisë. Imzot Noli është themelhedhësi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Aty kreu edhe shërbesat e para si klerik. Më 8 mars 1908, u shugurua prift nga kryepeshkopi ortodoks rus i Nju-Jorkut, Platoni.

Më 22 mars 1908, Noli mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe, në ‘Knights of Honor Hall’ në Boston. Ky ishte hapi i parë drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

Në korrik 1913, Fan Noli erdhi për herë të parë në Shqipëri, ku mbajti shërbesën e parë kishtare ortodokse në gjuhën shqipe në vend, më 10 mars 1914, në prani të princit Vilhelm Vid.

Më 24 mars 1918, Noli u caktua administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në fillim të korrikut të atij viti, mori pjesë në një konferencë për popujt e shtypur në Mount Vernon, Virxhinia, ku u takua me presidentin Udrou Uillson, përkrahës i të drejtave të pakicave në Europë. Më 27 korrik 1919 Noli u emërua peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, që tashmë ishte dioqezë e pavarur.

Më prill 1937, Nolit iu plotësua ëndrra e madhe për një kishë kombëtare shqiptare kur Patrikana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare.///

error:
%d bloggers like this: