SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Memorie: Më 11 tetor 2018, u nda nga jeta Fatos Arapi, poet, novelist,romacier dhe gazetar shqiptar

Nga VOAL (Voice of Albanians)

Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930- Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, romancier, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Biografia

U lind i biri i Tol Stavre Arapit në Zvërnec, pranë qytetit të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në Sofie të Bullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe. Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.

Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.

Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet “Shtigje poetike” dhe “Poezi dhe vjersha”. U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.

Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

POEZI

  • Shtigje poetike, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Më jepni në emër, 1972
  • Drejt qindra shekuj shkojmë, 1977
  • Duke dalë prej endrrës, 1989
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Dafina nën shi, 1991
  • Ne, pikëllimi i dritave, 1993
  • Më vjen keq për Jagon, 1994
  • In tenebris, 1996
  • Gloria victis, 1997
  • Më duhet një gjysëm ëndrre, 1999
  • Eklipsi i ëndrrës, 2002
  • Ah, sikur të isha një përrallë, 2003

NOVELA

  • Patat e egra, 1970
  • O Tempora, 1982
  • Unë vdiqa brigjeve të Ionit, 1983
  • Cipa e borës, 1985

ROMANE

  • Dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Dikush më buzëqeshte, 1972
  • Shokët, 1976
  • Deti në mes, 1986

ESEISTIKË

  • Këngë të moçme shqiptare, 1986
  • Fjalë për poezinë, 1987
  • Shqipëria dhe kriza balkanike, 1996
  • Kujtohem që jam, 1997

PËRKTHIME

  • Këngë të popujve, 1978
  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1982
  • Antologji e poezisë turke, 1982
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989
error:
%d bloggers like this: