SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi ekonomistin, shkrimtarin, publicistin dhe përkthyesin e spikatur, Mitrush Kuteli. Mitrush Kuteli, pseudonim i Dhimitër Paskos, ekonomist, shkrimtar, publicist dhe përkthyes, i spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës. U diplomua më 1931 dhe në shkurt 1934 mori doktoratën në shkencat bankare dhe monetare me vlerësimin më të lartë “Diplomam Magnam cum Laudæ” në Universitetin e Bukureshtit.

I burgosur në vitin 1947 me akuzën “armik i popullit”, do të lirohej nga burgu pas prishjes së marrëdhënieve diplomatike me Jugosllavinë, 1949. Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve, duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi. Deri vonë ai do të merrej me përkthime duke gjetur në këtë mënyrë një ngushëllim ndaj zvetënimit të vullnetit të lirë që karakterizonte atë kohë absurde. Mitrush Kuteli humbi jetën më 4 maj 1967 duke lënë pas vepra të një gjuhe të pasur dhe personazhe të pavdekshëm.///

error:
%d bloggers like this: