SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot masakrën e Borovës, 79 vite më pas. Më 6 korrik 1943, nazistët gjermanë, kryen mizori, në fshatin Borovë të Kolonjës, si kundërpërgjigje ndaj rezistencës që populli dhe forcat partizane i bënë Divizionit I Alpin te Wehrmacht-it gjerman, që hyri në tokën shqiptare nga Greqia.

Është masakra e parë dhe më e madhe që nazistët gjermanë kryen ndaj popullsisë civile në Shqipëri, në vitet e Luftës II Botërore. Ata rrafshuan fshatin Borovë dhe vranë 107 veta, ndër të cilët gra, fëmijë, pleq e plaka dhe njerëz të tjerë të pambrojtur, kurse në Barmash u ekzekutuan 8 persona te tjerë.

Masakra e Borovës ngjalli një urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar dhe u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.

Ndërkohë Bashkia Kolonjë njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se pas homazheve te Memoriali kushtuar Martirëve të Borovës, do të jepet edhe statusi i dëshmorit, viktimave të kësaj masakre. ///

error:
%d bloggers like this: