SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përkujtoi sot përvjetorin e Legatës së SHBA në Tiranë, e cila u mbyll zyrtarisht pas pushtimit italian më 16 shtator 1939.

“Ministri i fundit i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Hugh G. Grant, u largua nga vendi më 27 shtator 1939”, bën të ditur Ambasada amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ambasada publikoi edhe një foto të bërë po atë vit ku Hugh G. Grant ndodhet në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë.

“Kjo foto e bërë po atë vit tregon, ulur Hugh G. Grant (në të majtë) në Teqenë e Krujës së bashku me Babain e Teqesë në mes dhe, në këmbë, zyrtarët e tjerë amerikanë Erich Ë. A. ​​Hoffman, Anthony Stevens dhe punonjësit shqiptarë Loni Adami dhe Kolë Kuqali”, thekson Ambasada e SHBA.///

error:
%d bloggers like this: