SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

I burgosuri politik, poeti Daut Gumeni ka zhvilluar sot një bisedë me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri”, në Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”.Takimi vjen në kuadër të programin edukativ, “Kujtojmë për të mos harruar”, ku Gomeni rrëfen të shkuarën e regjimit komunist. Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ka përcjellë momente të takimit të burgosurit politik me të rinjtë duke rrëfyer kohën e regjimit komunist dhe sfidën që i bënin diktaturës.

“Duhet të ndiheni gjithnjë krenarë që jeni shqiptarë. Unë jam ndjerë krenar edhe kur më dënuan”, tha ai.

Gumeni kaloi 23 vjet në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më të jashtëzakonshme të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri” të cilët morën pjesë në programin edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”

Daut Gumeni ka lindur më 11 mars 1943 është një poet shqiptar nga Gusmari, Tepelenë. Në vitet 1957-1961 mbaroi shkollën pedagogjike ”Pandeli Sotiri” në Gjirokastër. Në këto vite filloi të shkruajë poezi e të konfrontohej me skematizmin e letërsisë së realizmit socialist. Në vitet 1961-1967 punoi si mësues i matematikë-fizikës në rrethin e Tepelenës. Ishte 24 vjeç, kur, në vitin 1967, arrestohet për agjitacion e propagandë kundër Partisë e Pushtetit Popullor dhe për 23 vjet e gjysmë, vuajti dënimin e rreptë të të burgosurit politik, deri në vitin 1990.

Një nga akuzat ishte se kishte shkruar poezi reaksionare: antikomuniste e antisocialiste. Pas viteve ’90 ai ka punuar në disa poste të ndryshme shtetërore.///

error:
%d bloggers like this: