Libri i parë në gjuhën shqipe, ‘Meshari i Gjon Buzukut’, mbaroi së shkruari më 5 Janar, 1555. U deshën shumë shekuj që kjo vepër të vinte deri në ditët tona si trashëgimi e vyer.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal në të cilin u shkrua:
“…Ndë vjetët 1554 njëzet dit ndë mars zuna nfill, e mbarova ndë vjetët 1555, ndë kallënduor 5 ditë. E se për fat në keshë kun mbë ndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, aj qi të jetë ma i ditëshim se u, ata faj e lus ta trajtojnë ndë e mirë…Përse nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë ma e para vepërë e fort e fështirë për të vepruom ndë gluhët tanë…”.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Kreu i KMSH-së: Të lëmë anash mëritë dhe egoizmin, të synojmë harmoninë
Sarandë. Komuniteti Mysliman. Sot, dita e parë e Agjërimit.
Hapen aplikimet për certifikim e operatorëve të turizmit detar