SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidias ka zhvilluar një takim së bashku me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.

Lajmi është bërë me dije, nga ministri grek, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se me ambasadoren diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rajonal.

Ky është takimi i dytë “kokë më kokë” brenda muajit mes Dendias dhe Hajdaragës, pasi ata më 6 maj kanë zhvilluar një bisedë në kuadër të 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.

Ende nuk dihet nese ne kete takim Dendias ka shprehur qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson per qarkullimin e turisteve mes te dy vendeve. Po keshtu nje nga ceshtjet e mbetura pezull per me teper se nje vit eshte bllokimi i pikave te kalimit kufitar detar dhe tokes sic linjat e trageteve Korfuz-Sarande dhe PKK e Qafe Botes. ///SARANDANEWS.AL///

%d bloggers like this: