= 28 raste të reja, mes tyre dhe 1 fëmijë.=
/05/04/2020/ Numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar 361 në 5 prill ku TSH/brenda 24 orëvë janë identifikuar 28 raste të reja mes tyre edhe një fëmijë.
Në komunikimin për mediet, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se në 24 orët e fundit janë testuar 149 të dyshuar prej të cilëve janë identifikuar 28 raste të reja, mes tyre dhe 1 fëmijë.
Deri në këto momente janë testuar 2396 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 361 raste. Mosha mesatare e rasteve pozitive me COVID-19 është 50 vjeç.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.
ME SHUME LAJME
Sarandë. Në Ditën Botërore të Ujit, Kompania e Ujësjellësit promovon një aktivitet ndërgjegjësues.
Jug. Balluku: Brenda vitit nis rivitalizimi i rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë)
Gjirokastra, në hartën e qyteteve që furnizohen me ujë 24 orë