SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministrja Krifca: Faleminderit prodhuesve dhe të gjithë zinxhirit tregtues të prodhimeve bujqësore shqiptare ne Bote

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka falenderuar prodhuesve dhe të gjithë zinxhirin tregtues të prodhimeve bujqësore shqiptare ne Bote.

“Faleminderit prodhuesve dhe të gjithë zinxhirit tregtues për një vit të jashtëzakonshëm pune, rezistence ndaj veshtirësive, dedikimi dhe progresi, me mbështetje, me konsolidim të tregjeve me të cilat bashkëpunojmë dhe me shtimin e vendeve në rajon, Evropë dhe botë ku prodhimet bujqësore shqiptare konkurojnë denjësisht! Bashkë për Bujqësinë! Bashkë për Shqipërinë!”

Eksportet bujqësore drejt rajonit dhe BE-së u rritën në vlerën e 55.1 miliardë lekëve gjatë vitit 2022, duke shënuar kuotën më të lartë të rritjes ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare. Duke iu referuar statistikave, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca tha se, eksportet bujqësore shqiptare, kanë përshpejtuar trendin në rritje në sasi dhe në vlerë. Krahasuar me një vit më parë eksportet bujqësore u rritën në sasi me 15.6% gjatë vitit 2022 dhe në vlerë 18.1% më shumë.

Rritja e prodhimit dhe eksporteve bujqësore është nxitur nga investimet në pikat e grumbullimit në magazina frigoriferike dhe në zinxhirët e eksportit. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtar dhe të naftës pa taksa, ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit. Sipas statistikave, eksportet e zarzavateve rezultuan me rritjen më të madhe në qarqet e bujqësinë më intensive në vend, si Berat, Lushnjë, Fier e Divjakë, ku sigurohet mbjellje me dy sezone. Ndër produktet kryesore të eksportuara janë perimet e serrave, domatja, kastraveci, speci, lakra, qepa, preshi etj. Ndërsa gjeografia e eksporteve “Made in Albania” është shtrirë në mbi 75 shtete të botës. Një nga sfidat që kam marrë përsipër Ministria e Bujqësisë është hapja e tregjeve të reja për eksportet “Made in Albania”, ndërsa ambicia e qeverisë shqiptare është që brenda kësaj dekade eksportet e prodhimeve bujqësore të arrijnë në një miliard USD nga 500 milionë USD që janë sot.

//

error:
%d bloggers like this: