/ TIRANË, 28 mars/ATSH/ Ministri i Jashtëm Italian, Luigi de Maio e cilësoi prekës fjalimin e kryeministrit Rama teksa përcillte ekipin mjekësor shqiptar në mbështetje të Italisë.
De Maio vlerësoi ndihmën konkrete dhënë nga Shqipëria, solidaritetin dhe afrimietin e treguar në këto ditë të vështira.
“Falenderoj Presindentin, kryeministrin Edi Rama, të gjithë qeverinë shqiptare, popullin shqiptar për solidaritetin e madh që po tregojnë. Përpara se këta persona të hipnin në avion për të mbërritur këtu, Edi Rama tha se edhe Shqipëria po përballet me emergjencën e koronavirusit, por nuk mund të mbajnë rezervat e tyre kur miqve italianë u kanë mbaruar rezervat. Është një fjalim prekës, për të cilin e falenderoj dhe solidariteti që po tregojnë, dëshmon një arsye të mirë që Shqipëria të hyjë sa më parë të mundet në Bashkimin Europian. Sepse shpirti i tyre i solidaritetit dhe afrimitetit që po tregojnë me këta persona këtu, është pikërisht ajo vlerë e përbashkët që bëri të rilindë Bashkimi Europian dhe ndoshta populli shqiptar po ia rikujton shumë popujve të tjerë europianë në këtë moment vështirësie”, – u shpreh ministri i Jashtëm. /
ME SHUME LAJME
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj
Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës