Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 50-vjeçarit në Greqi, i cili u gjet i varur në banesën e tij në Moschato të Greqisë.
Mediat greke kanë nxjerrë dy video tronditëse të cilat lidhen me ngjarjen në fjalë dhe që tregojnë momentet e fundit të burrit, të cilat janë filmuar nga 47-vjeçarja që akuzohet se ka marrë pjesë në vdekjen e tij.
Në të dy videot dëgjohen kërcënimet e gruas ndaj 50-vjeçarit, ku i thotë “Do të të vras”.“Mund të mos kem forcë të vras veten sepse kam mbaruar, por do të të vras ty”, thotë gruaja.“Kam humbur gjithçka dhe nuk e kam kuptuar si…”, thekson burri.
Më pas gruaja e pyet: “Më trego ku shkuan paratë” dhe më pas e shan.50- vjeçari i përgjigjet se ka humbur gjithçka dhe më pas i thotë të fshijë videon.“Nëse nuk më vrisni tani, do të më vrasin në burg,” dëgjohet burri duke thënë.“Ke mbaruar dhe ke shkatërruar shumë familje. Do të të vras sot”, i thotë 47-vjeçarja.
Në një tjetër moment, burri dëgjohet duke i thënë 47-vjeçares “më vrisni” dhe më pas ajo i thotë “çohu”, ku në duar mban edhe një litar.Videot konkrete janë në duart e EL.AS-it, me oficerët kompetentë duke i ekzaminuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.Kujtojmë se bashkëshortja e kontabilistit ishte shqiptare dhe përpara vdekjes së tij, ishte kthyer ne vendin tonë.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës