SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, moti do të përkeqësohet për datën 14-15-16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 datë 14 dhjetor.

Sipas DPD-së, era do të fryjë në drejtimin Jug-Jug-Lindje me forcën 5-7 bft dhe me shpejtësi 15-20 m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra.

Drejtoria Detare bëri të ditur se, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.///

error:
%d bloggers like this: