SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Moti i keq, ja rruga problematike në qarkun Gjirokastër

Policia e Shtetit ka dalë mbrëmjen e sotme me një deklaratë për mediat lidhur me situatën në rang vendi të shkaktuar nga moti i keq.

“Në qarkun Gjirokastër, në akset nacionale rrugore Kakavijë–Krahes, Qafë e Muzinës – Jergucat, Tuneli i Skërficës – Ura e Kardhiqit dhe Çarshovë – Ura e Leklit, nuk ka probleme për kalimin e mjeteve. Akset nacionale dhe rurale në qarkun e Gjirokastrës janë të kalueshme, si dhe nuk ka patur përmbytje. Rrugët rurale janë të kalueshme, por në segmentin Kolonjë – Golem, ka prani të shtuar të inerteve në rrugë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Situata më problematike deri më tani është në qarqet Lezhë e Shkodër.

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar me të gjitha mjetet logjistike që ka në përdorim , që në rast nevoje tju vijë në ndihmë qytetarëve të cilët duhet të njoftojnë menjëherë te 112 në rast nevoje”, vijon me tej deklarata.///

error:
%d bloggers like this: