SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sipas MeteoAlb, mbeten vranësirat e shpeshta prezent në të gjithë Shqipërinë ku gjatë paradites do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zonat veriore të vendit.

Në orët në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të territorit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10 gradë Celsius deri në 26 gradë Celsius.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.///

error:
%d bloggers like this: