SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, tha te marten nga Tirana se “kjo është një finale historike. Do të luajmë një finale pas shumë vitesh, por duhet të bëjmë të pamundurën për të shkruar historinë, pra të fitojmë finalen nesër”.

Në një konferencë për shtyp, Mourinho theksoi se “ne e kemi thënë që ishte një ndeshje e rëndësishme, që të dinim që të luajë në finale që të vijë këtu që të dijë kush luan kupën dhe kualifikimin”.

“Nuk kishim nevojë për këtë tension ekstra, e kemi hequr, u kualifikuam dhe objektivi u arrit, dhe kjo ishte mënyra më e mirë për ne që të mendonim për këtë finale, unë dhe stafi im, që nga e premtja në darkë jemi bashkë në Trigoria”, tha Mourinho.

“Ne kemi një lojtar shqiptar te Roma, Kumbullën dhe nëse fitojmë ne, atëherë edhe një shqiptar do të fitojë. Këndvështrimi i stadiumit është i gabuar dhe i parakohshëm. Kemi luajtur në Maqedoninë e Veriut, kur isha te Manchester United, ndërsa tani është Shqipëria që dëshiron të tregojë një pjesë të zhvillimit të saj. Stadiumi është vërtetë i mrekullueshëm dhe më vjen keq që nuk ka vend për më shumë njerëz”, tha Mourinho.

Mourinho u shpreh se, “kjo finale është histori që është shkruar tashmë për të arritur këtu në një finale pas kaq shumë vjetësh. Kur arrin në finale duhet të bësh të pamundurën që të fitosh dhe ta shkruar historinë deri në fund”.

I pyetur sesi është skuadra psikologjikisht përpara kësaj finaleje, Mourinho tha se “për të luajtur një finale duhet të kesh një nivel tensioni të lartë. Sepse vjen këtu dhe duhet ta dish që luan për kupën”.

I pyetur për pritjen në Tiranë falë famës së tij dhe nëse eksperienca e tij do ta ndihmojë për finalen, Mourinho tha se, “eksperienca, jo. Sepse njerëzit gabojnë analizën. Ekziston kjo ndjesi pro Romës, por sepse kemi një lojtar shqiptar. Më duket gjëja më logjike dhe më normale. Nëse Roma fiton, një shqiptar ngre kupën. Dhe kjo mendoj se ka një vlerë”.

“Kam luajtur një superkupë evropiane Manchester United – Real Madrid në Maqedoninë e Veriut dhe ka qenë shumë bukur. Një vend, një qytet në festë. me një mundësi unike për të pasur një superkupë evropiane, vinte Reali Madridit dhe Manchester United. Tirana është njësoj. Është një moment i rëndësishëm për to. Një moment që e meritojnë, për vendin e tyre, për zhvillimin e tyre. Stadiumi është shumë i bukur. Mëkat sepse kapaciteti s’është aq sa të kënaqë të gjithë tifozët, por jam shumë i lumtur që vij të luaj këtu”, tha Mourinho.

Për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar të Romës, Marash Kumbulla, Mourinho tha se, “Marash Kumbulla është një djalë i mirë, një lojtar i mirë, ka mësuar shumë këtë sezon dhe vitin tjetër do të rrijë me ne 100%, sepse ka personalitet për t’u bërë më i zoti”.

I pyetur për përshtypjet e tij për Shqipërinë, Mourinho tha se, “Shqipëria, të them të drejtën është hera e parë që e vizitoj. Është një nga pak vendet në Evropë që nuk e kam vizituar. Sepse futbolli më ka çuar kudo, por jo në Shqipëri dhe të vijë këtu është e mrekullueshme. Jetoj për të njohur vende, jetoj për të njohur botën dhe jam i lumtur. Jam shumë i lumtur me aeroportin, sepse kur kemi luajtur kundër Vitesses, ndenjëm në aeroport në Eindhoven për 2 orë dhe na kontrolluan shumë. Këtu çdo gjë ishte kaq e lehtë. Rruga për këtu ishte vërtet e këndshme. Hoteli është shumë afër. Fusha është shumë e mirë, dhe stadiumi është shumë i bukur”.

“Mendoj se sigurisht, UEFA u kritikua sepse stadiumi nuk ka 50 apo 60 mijë vende, por UEFA nuk mund të kritikohet se po e çon futbollin kudo, po e çon futbollin në shumë vende. Prandaj jam i lumtur që kam ardhur këtu dhe jam i lumtur që luaj këtë finale shqiptare”, theksoi Mourinho.///

error:
%d bloggers like this: