/17/04/2020// Kryeministri Edi Rama tha sot se muaji maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni, në kuptimin që do ketë gjithmonë e më shumë lehtësira.
Për sa i përket hapjes së kufinjve, Rama tha se për çështjen e kufinjve do shihet se çfarë do të bëjnë dhe të tjerët, sepse në këtë moment nuk jepet asnjë shenjë domethënëse.
“Faktikisht ne një hapje të ngushtë po e bëjmë ditën e shtunën, duke filluar fluturimet e riatdhesimit. Sigurisht fluturimet e riatdhesimi do zgjasin një javë, dy javë, por nuk do të zgjasin dy vjet”, tha ai.
Rama theksoi se për 10-15 ditë do ketë lëvizje masive të automjeteve, ndërsa në muajin maj pensionistët do lëvizin më lirisht.
“Unë besoj që në maj do të jetë një periudhë e bukur tranzicioni, në kuptimin që do ketë gjithmonë e më shumë lehtësira. Do fillojmë gjithmonë e më shumë të lehtësojmë pensionistët, që të fillojnë dhe dalin, e të mos vazhdojnë të rrinë brenda për një kohë pa fund. Do lehtësojmë dhe ato aktivitete patjetër që përmendëm, do lehtësojmë lëvizjen e automjeteve. Në ditë në vijim do kemi sërish lehtësim, dhe në 10-15 ditët e ardhshme do të fillojmë lehtësimin e automjeteve në një masë të gjerë”, tha ai. /R-SR///
ME SHUME LAJME
Himarë. Pranga për një 38 vjeçar. Rast i veprimtarisë kriminale kundrejt fitimit për trafikim klandestinësh.
Sarandë. Komuniteti Mysliman. Sot, dita e parë e Agjërimit.
Tepelenë,Teqeja Bektashiane e Baba Aliut në Turan, organizon ceremoninë e Festës së Sulltan Nevruzit