SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Muzeumet në Gjirokastër mirëpresin turistët e vjeshtës

Nga Blerim KORE

Edhe në këto ditë vjeshte qyteti i gurtë i Gjirokastrës dhe rrethinat vazhdojnë të vizitohen nga një numër i konsiderueshëm turistësh vendas dhe të huaj. Muzeumet që funksionojnë në qytetin e UNESCO-s janë një ndër pikat e forta për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm ndërsa edhe në këtë periudhë mirëpresin turistët e vjeshtës. Prej një muaji guidës turistike të Muzeumeve të Kalasë dhe Muzeut të Luftës së Ftohtë, i janë bashkëngjitur edhe Muzeu Etnografik dhe Muzeu “Kadare”.

Investimet e zbatuara në dy muzetë e fundit për rijetësimin e tyre kanë bërë që të ofrojnë standartet e duhura për vizitorët vendas dhe të huaj. Sipas bashkisë së Gjirokastrës përgjatë këtij viti muzeumet janë vizituar nga rreth 17 mijë turistë, duke rregjistruar frekuentimin me të lartë gjatë viteve të fundit.

“Ne i cilësojmë muzetë qendra të rëndësishme për njohjen dhe informimin me vlerat e historisë dhe traditës si dhe edukimin e brezave të rinj. Ndërkohë në stadin aktual të zhvillimit të turizmit ato kanë edhe më shumë vlerë si stacione të rëndësishme të guidës turistike”, pohon kryetari i bashkisë, Flamur Golemi.

Krahas vlerave turistike muzeumet që funksionojnë në qytetin e gurtë janë edhe qendra të përkujdesjes dhe promovimit për vlerat e trashëgimisë historike dhe kulturore. Muzeu i Armeve, Etnografik etj tashmë jane shndërruar në marka të njohura për muzeumet jo vetëm në rang kombëtar por edhe ndërkombëtar./srandanews.al///

error:
%d bloggers like this: