SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Natyra merr frymë pas ‘kyçjes’ së njerëzve, flamingo dhe pelikani kaçurrel pushtojnë lagunat

Numri i flamingove rozë në Shqipëri është rritur nga mungesa e personave që zhvillojnë gjuetinë e paligjshme në këto kohë izolimi për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Media e famshme “The Telegraph ka shkruar për bukurinë e botës së faunës dhe florës shqiptare, duke përfshirë këto dy gjallesa elegante si flamingo dhe pelikani kaçurrel.

Sipas tyre, bazuar në një raport nga vendi ynë shifat e flamingove janë rritur me gati një të tretën e normales kohët e fundit.

“Flamingot rozë dhe Pelikani kaçurrel po lulëzojnë falë qetësisë së lagunave përreth vijës bregdetare shqiptare”, ka shkruar gazetari Tom Gibbs për “The Telegraph”.

Ata janë shprehur kuriozë edhe për llojin e rrallë të Pelikanit kaçurrel, që rritet në Lagunën e Karavastasë.

error:
%d bloggers like this: