SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndërhyrje në tre zona në Tepelenë. Rikonstruktohen dy rruge

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është marrë vendim për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga rikonstruksioni i dy rrugëve dhe një lagjeje në Tepelenë. Bëhet fjalë për ata pronarë që preken nga rikonstruksioni i rrugës “Ago Çeli” dhe “Rrugës së Re”, si dhe nga ndërhyrja në lagjen “15 Shtatori” në Tepelenë.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”.

VENDIM PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS “AGO ÇELI” DHE “RRUGËS SË RE”, SI DHE “RIKONCEPTIMI I PALESTRËS SË LAGJES “15 SHTATORI”, TEPELENË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Ago Çeli” dhe “Rrugës së Re”, si dhe “Rikonceptimi i palestrës së lagjes “15 Shtatori”, Tepelenë”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tepelenë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 14 260 649.10 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë dhjetë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit është 14 260 649.10 (katërmbëdhjetë milionë e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë dhjetë) lekë dhe përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tepelenë, e cila e përcjell dokumentacionin zyrtarisht pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

8. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tepelenë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tepelenë për pasuritë e shpronësuara.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, pasqyron në kartelat e pasurive të paluajtshme informacionin për miratimin e shpronësimit për interes publik të pasurive, pronë private, të cilat preken nga realizimi i projektit. Regjistrimi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Tepelenë kryhet pas aplikimit nga Bashkia Tepelenë për shërbimin përkatës. 12. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Tepelenë për zbatimin e këtij vendimi///

error:
%d bloggers like this: