SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi sot se, “në momentin që do të ndodhë gërmimi i parë i aeroportit të Vlorës do kemi një 3-4 fishim të investimeve në hoteleri në atë zonë”.

Në një intervistë televizive Klosi tha se, “flasim për një sektor që është kthyer në shtyllë të ekonomisë dhe sa mirë është bërë kjo në një kombinim të shtetit dhe privatit. Operatorët i menaxhon privati dhe hotelet i ka bërë privati. Ne kthyem TVSH e hotelerisë në 6%. Kjo solli investime të drejtpërdrejta në hoteleri. Ka investime që nga Alpet, Valbonë, Lezhë, Durrës, Himarë, Sarandë, Berat, Gjirokastër, Tiranë. Dhe si ndodhi kjo? A ndodhi kjo nga politikat fiskale të qeverisë? Nga statusi special i investitorëve në turizëm? Këto janë politikat e shtetit”, tha Klosi.

Sa i përket aeroportit të Vlorës, Klosi tha se, nëse s’do kishte ndodhur pandemia, nga një vit përpara kur ka filluar tenderi, do ishte sot fillimi i punimeve. “Procesi do të vazhdojë, tenderi do të vazhdojë dhe besoj brenda këtij sezoni turistik do kemi fillimin e procedurave për të filluar investimin. Në momentin që do të ndodhë gërmimi i parë i aeroportit të Vlorës do kemi një 3-4 fishim të investimeve në hoteleri në atë zonë”, u shpreh ministri.

Për tunelin e Llogorasë, Klosi tha se, “Ministrja Balluku deklaroi që projekti dhe investimi për tunelin është siguruar dhe do të nisë shumë shpejt. Nuk di data, por janë të siguruara burimet financiare të projektit dhe investimit”.

“Nga Llogoraja në Sarandë ka investime të shumta. Nuk ka një zonë që nuk studiohet për të pasur hotele. Prandaj kemi marrë vendim që do ketë 65% hoteleri dhe 35% real-estate. Ka investime që po bëhen sot. Turizmi është një sektor që sjell shumë para në ekonomi. 35% e eksporteve shqiptare janë në turizëm”, u shpreh Klosi.

“U vendos që të gjithë ata që janë të punësuar në hoteleri në 10 mars do marrin pagën e luftës. Kërkesat për kredi që kanë ardhur nga operatorët turistikë janë diskutuar të gjitha. Kemi dhënë 139 mijë paga lufte deri para disa kohësh. Nuk e di sa ka vajtur tani. Sepse ka rol dhe informaliteti”, vuri në dukje ai.

error:
%d bloggers like this: