SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Prej 1 qershorit ndalohen qeset plastike njëpërdorimshe.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se ky është një ndryshimi i madh mjedisor e kulturor.

Kreu i qeverisë ftoi qytetarët, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, që të bëhen pjesë e këtiij ndryshimi që nis prej datës 1 qershor, për një Shqipëri të denjë për emrin mëmëdhe.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video ju ftojmë të bëheni pjesë e ndryshimit të madh mjedisor e kulturor, që nis prej 1 qershorit me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, për një Shqipëri të denjë për emrin mëmëdhe”, u shpreh Rama.

Qeset plastike njëpërdorimshe do të ndalohen në Shqipëri prej 1 qershorit 2022.

Çdo vit, në Shqipëri përdoren rreth 3.2 miliardë qese plastike apo njëzet e gjashtë mijë tonë në vit përafërsisht.Mbetjet e qeseve plastike përfundojnë në ushqimin që hamë dhe ajrin që thithim çdo ditë.

Rreziku mjedisor ka bërë që në dekadën e fundit shumë qeveri në botë të ndërgjegjësohen dhe të reagojnë me shpejtësi.Në këtë kuadër, Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që nga data 1 qershor 2022, prodhimi, importi dhe përdorimi i qeseve plastike mbajtëse si dhe e qeseve plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme të ndalohet me ligj.Në Kuvend është miratuar projektligji që parashikon edhe gjoba deri në 1,5 milionë lekë për importuesit, prodhuesit dhe tregtuesit e qeseve plastike.///

error:
%d bloggers like this: