SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në 24 orë mblidhen 13 mijë firma për Teatrin, sot protesta zhvendoset para SPAK-ut

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi dje protestën e radhës, tre ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Ndërkaq u iniciua një peticion ku në 24 orë u mblodhën plotë 13 mijë firma, e ku kërkohet që Teatri të ringrihet në të njëjtin vend dhe ashtu si ishte. Qëllimi i tyre është që të arrijnë në 1 milionë firma.

Ndërkaq, mes kërkesave të komunitetit të artistëve dhe aktivistëve është hetimi për shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Peticioni kombëtar që do të shpërndahet në gjithë Shqipërinë, me qëllim rindërtimin e teatrit ku ishte dhe siç ishte duke ruajtur identitetin e tij.

Ndërkaq, sot protesta e artistëve do të zhvendoset para SPAK-ut, ku do të kërkohet nisja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Kujtojmë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar dy padi ndaj Erion Veliajt në SPAK, ku kryebashkiaku akuzohet për “shpërdorim detyre”, si dhe “korrupsion i zyrtarëve që kryejnë funksion publik, kryer në bashkëpunim”.

error:
%d bloggers like this: