Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ylli, tha se “sipas një studimit të kryer në 2019 në popullsinë shqiptare 37% e personave ishin me tension të lartë”.
“Në Shqipëri hipertensioni është problemi më i shpeshtë pranë kujdesit të shëndetit parësor. Fusha prioritare për ta mbajtur në kontroll hipertensionin është ushqyerja e shëndetshme, ulja e konsumit të kripës, marrja me aktivitet fizik, parandalimi i duhan pirjes, alkoolit etj. Puna me fëmijët në shkolla, për të menduar për një jetë të shëndetshme në ta ardhmen dhe te merremi me individët që kanë nevojë të bashkëpunojnë më mirë më mjekun e tyre, të marrin mjekimin e duhur dhe t’i qëndrojnë strikt këshillave të mjekut”, tha Ylli.

Rritja e presionit të gjakut është rreziku kryesor për vdekjen dhe paaftësinë në nivel botëror, kjo evidentuar sipas studimit të Barrës Globale të kohëve të fundit të sëmundjeve dhe e theksuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një nga pengesat kryesore për kontrollin efektiv të hipertensionit është thjesht se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm nëse tensioni i gjakut të tyre është i lartë.(Marre nga ATSH)///
ME SHUME LAJME
Tuneli i Kardhiqit, sot gati për transportin publik: Tiranë-Shijan-Sarande.
Parashikimi i motit, 2 korrik 2022
“Shtegu i bregdetit të jugut” Dhërmi-Livadh i shtohet Rivierës për të pasionuarit e ecjes në natyrë