SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në kuadër të programit të aktiviteteve të “Nëntorit Shqiptar”, në ambientet e Ambasadës së RSH-së në Athinë u zhvillua një aktivitet kulturor mbi historikun dhe veprimtarinë kulturore shumëvjeçare të Grupit Polifonik “Vëllazerimi”, i krijuar në vitin 2004 me drejtues rapsodin Kastriot Lekdushi.

Gjatë aktivitetit u shfaq një dokumentar i metrazhit të shkurtër mbi historikun e Grupit Polifonik, pjesemarrjet e ndryshme të grupit në aktivitete dhe festivale kulturore, vlerësimet e marra, dhe albumet e botuara.

Kryediplomatja e Shqiperise ne Athine , Ambasadorja, Luela Hajdaraga,e ka vlerësuar kontributin e vyer të Grupit Polifonik “Vëllazerimi” për ruajtjen dhe kultivimin e vlerave, traditave dhe identitetit shqipëtar në diasporë, duke u bërë ambasadorë të kulturës shqiptare dhe duke përcjellë imazhin më të mirë të Shqipërisë në diasporë dhe jo vetëm.

“Polifonia shqipëtare është vepër unikale si dhe thesar i traditës sonë kombëtare. Ajo ka prekur jo vetëm shijet kulturore shqipëtare por edhe ato të rajonit më te gjerë, për këtë arsye ajo tani mbrohet edhe nga UNESCO si vlerë dhe pasuri botërore..”,- është shprehur znj. Hajdaraga gjate nje postimi ne faqen e saj ne FB.

Në aktivitetin e mesiperm ka marre pejse edhe kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi, Ermal Sulaj, kryetari i shoqatës Vëllazërimi, Niko Curri, miq te Ambasades dhe folklorit shqiptar, si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të komunitetit./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: