SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

-Në qendër të akuzave të opozitës ndaj qeverisë për çështjen McGonigal ka qenë ajo se, “Rama përdori FBI-në për të hapur një hetim kundër partisë demokratike përmes korruptimit të këtij institucioni amerikan”. Sipas Berishës, McGonigal mori 225 mijë dollarë nga Rama për të nisur një hetim ndaj lobistit të PD, Nick Muzin.

Por gazeta New York Times ka publikuar sot detaje të reja nga hetimi në SHBA që rrëzojnë pikërisht këtë pretendim të opozitës shqiptare.

Sipas NYT, prokurorët amerikanë nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal për “ndërmarrjen e veprimeve zyrtare në këmbim të parave”, pra asnjë akuzë se ai ka nisur hetimin për Nick Muzin, në këmbim të 225 mijë dollarëve.“Gatishmëria e  McGonigal për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një vend i cili ka një prezencë diplomatike amerikane, sugjeron se ai nuk e mbajti sekret tek kolegët përfshirjen e tij, na thotë një ish zyrtar. Po ashtu McGonigal përdori adresën zyrtare të FBI-së dhe telefonin për këto çështje, na thotë një person me dijeni të këtij hetimi”.

Për sa i përket shumës prej 225.000 dollarë dhënë McGonigal nga Neza, New York Times thotë: “Prokurorët nuk kanë ngritur asnjë akuzë ndaj McGonigal apo të kenë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër  për shkëmbimin e shumës 225.000 dollarë në cash”.Opozita në Tiranë prej ditësh po tenton t’i lidhë takimet e Edi Ramës me ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal si pikënisjen e një përpjekje për të shkatërruar Partinë Demokratike atë kohë e udhëhequr nga Lulzim Basha.

Po sipas opozitës Rama- McGonigal, Agron Neza dhe Dorian Duçka ishin njerëzit që vunë në lëvizje FBI-në për të hetuar lobimin e PD-së përmes kompanisë lobuese “Muzin Capitol” e drejtuar nga Nick Muzin.

New York Times ndalet edhe në këtë episod dhe thotë: “Mbetet e paqartë nëse Departamenti Drejtësisë ndërmori hapa të tjerë për hetuar Nick Muzin dhe asnjë akuzë nuk u ngrit kundra tij. Vetë Muzin në një deklarim është shprehur se “nuk kishte arsye të besonte  se përse të ishte viktimë e një hetimi të rremë. “Nëse do të isha,  do të isha i pafat dhe shpresoj do të bëhet drejtësi”/ Gazeta Tema/.///

error:
%d bloggers like this: