SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga vjedhjet e shtëpive të VIP-ave në Greqi, tek 15 grabitjet në Shqipëri/ ‘Rrem Paturri’ që u arrestua sot në mëngjes

Në një operacion të koduar ‘ATM’, Andi Rexhepi është arrestuar dhe tashmë do të përballet me akuzën e vjedhjes me dhunë.

Ai akuzohet për 15 vjedhje në qytete të ndryshme, ku ka marrë shumë të mëdha parash nga bankomatëve dhe filiale të bankave të nivelit të dytë, këmbimit valutor, karburanteve e argjendarive.

Por kush është Rexhepi?

Ai është një emër i njohur për Policinë, por dhe për mediat. Andi Rexhepi ose Poturri, ka qenë i dënuar në Greqi, për grabitjen e shtëpive të këngëtarëve të famshëm si Nikos Vertis apo Toni Mavridis. Po ashtu, sipas autoriteteve greke, Rexhepi është arratisur nga burgu i Tiryns në mars të 2016, në të cilin thuhej se ishte një nga më të tmerrshmit aty.

Ai është akuzuar se ka aksidentuar për vdekje një person në Shqipëri, por dhe për disa vepra të tjera penale në Greqi. Po ashtu Rexhepi, sipas Policisë është një prej organizuesve të grabitjes së Postës së Krujës në nëntor të vitit të kaluar.//ata/

error:
%d bloggers like this: