SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nis rindërtimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, mbështetje bujqësisë dhe agroturizmit

Ka nisur puna për rehabilitimin e rrugës Fier-Vlorë (segmenti i vjetër që kalon përmes Levanit), i cili po i nënshtrohet rikualifikimit të plotë, në riparimin e shtresave asfaltike, veprave të artit sipas standardeve më të mira, teksa do të zgjerohet edhe me dy metra të tjerë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga rindërtimin e një aksi alternativ.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga shtrati i rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ku ka nisur puna për rindërtimin e një aksi alternativ, që jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin në atë zonë, por do të mbështesë bujqësinë e agroturizmin, ju uroj një ditë të bukur”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Si një zonë shumë e populluar dhe me potencial të lartë në prodhimin bujqësor, rikualifikimi i këtij aksi i vjen në ndihmë fermerëve të dalin më shpejtë në treg me prodhimet e tyre, ndërsa nxit zhvillimin e agroturizmit, pasi është një zonë bujqësore. ///

error:
%d bloggers like this: