SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Një nga skafistët që shkaktoi tragjedinë me 2 viktima, kush është personi që u ekzekutua në Athinë.

Kreshnik Çerçizaj, 41-vjeçari nga Vlora që u ekzekutuan në një atentat mafioz në Athinë, ishte një nga skafistët që shkakton tragjedinë me dy viktima në skafin që udhëtonte drejt Italisë më 21 gusht të vitit 2002.

Mjeti lundrues me 32 klandestinë në bord po udhëtonte drejt Italisë. Por është pikasur nga Guardia Di Financia dhe në tentativë për t’i shpëtuar policisë italiane skafi është përplasur. Për pasojë humbën jetën dy klandestinët, Ilirian Idrizi, ish-drejtori i shkollës së Babicës dhe Zybajde Bracaj nga Mallakastra.

Skafi drejtohet nga 4 persona, mes tyre Kreshnik Çerçizi i cili u akuzua për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit me pasoje vdekjen e dy shtetasve dhe u dënua nga Gjykata e Vlorës me 7 vite burg.

Kreshnik Çerçizaj u ekzekutua nga një person i maskuar me maskë kirugjikale në një lokal në Athinë. Viktimë mbeti edhe shqiptari tjetër Armando Ogranaja, me precedentë për armëmbajtje pa leje dhe për lojra fati.///

error:
%d bloggers like this: