SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Nje shtetas shqiptar 37 vjec,humbi jeten ne burgun e Melandrinos ne Geqi.

23|04|2020  Nje shtetas shqiptar 37 vjec, nga Berati ka humbur jeten ne burgun e Melandrinos ne Greqi pasi vuante nga dhimbja e dhembit.

Gazetari  dhe drejtuesi I Focus News al, Shpetim Zinxhiria njoftoi te enjten nga Athina  se në burgun e Melandrionos ka kumbur jeten nje 37 vjecar. Sipas gazetarit Zinxhiria, ngjarja ka ndodhur me 18 prill por vetem sot ajo eshte publikuar nga nje portal grek..

Mediat e raportojnë vdekjen e shqiptarit me pese ditë vonesë ,-shkruan gazetari shqiptar ne Athine.

Kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e shqiptarit Selim Zerollari në burgun e Melandrionos dhe sot media vendase raporton vdekjen e 37-vjeçarit beratas, baba i pese femijeve i cili vuante nga dhimbja e dhëmbit dhe nuk mori ndihmë mjekësore.

Ishin mediat shqiptare që raportuan të parët këtë vdekje në Shqipëri, ndërsa nga ambasada shqiptare , nuk ka pasur asnjë njoftim për mediat shqiptare në Greqi.-pohoi Zinxhiria.

Është Zougla.gr   që sot në mëngjes ka raportuar këtë vdekje të ndodhur më 18 prill, ditën e shenjtë të Pashkëve, në një kohë kur deri më sot,  shteti shqiptar, ka zgjedhur heshtjen,-shkruan gazetari. shqiptar ne Athine./R-SR///

error:
%d bloggers like this: