SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Një tërmet i fortë godet ishujt grekë të Rodos dhe Kos

 Një tërmet me magnitudë 5.9 ballë goditi sot ishujt grekë të Rodos dhe Kos, sipas Institutit Gjeodinamik në Athinë.“Tërmeti goditi 60 kilometra në jug të Rodosit në një thellësi prej rreth 20 kilometra nën shtratin e detit”, tha instituti.

Zona të tjera të ishujve Dodekanezë, të cilët shtrihen përgjatë Detit Egje juglindor, gjithashtu ndjenë lëkundjet, ashtu si edhe Turqia jugperëndimore.“Mbrojtja civile lokale dhe brigadat e zjarrit fillimisht nuk kishin raporte për viktima apo dëme serioze”, tha transmetuesi shtetëror grek ERT.Rodosi dhe ishujt përreth shtrihen në veri të një çarjeje të thellë tektonike ku takohen pllakat afrikane dhe euroaziatike.///

error:
%d bloggers like this: