Ambasada e Shqipërisë në Greqi njoftoi sot se janë publikuar udhëzimet për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.
“Përmes vendimit ministror të publikuar, miratohen procedurat teknike dhe jepen udhëzimet për zbatimin e marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të nënshkruar midis dy vendeve, të miratuar më parë nga Greqia, përmes ligjit 4657/2020, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 19, vëllimi A, i datës 31 janar 2020”, njoftoi Ambasada.
Për të pasur një kuptim më të qartë për detajet e vendimit të ri dhe dispozitat për çdo kategori patentash, ambasada publikoi edhe linkun përkatës: bit.ly/2XlBHQG.
“Qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi duhet të kryejnë procedurat për konvertimin e lejeve të drejtimit pranë organeve kompetente greke, që sipas nenit 6-të të marrëveshjes, janë Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit – Drejtoria e Trafikut dhe Sigurisë Rrugore, dhe Drejtoritë e Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve të Njësive Rajonale, të cilat janë informuar për procedurat përkatësisht me qarkore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit dhe e drejta për konvertim pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra-mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës
Tymueset në Kuvend, Balla: Deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit, dëmtimi i pronës dënohet nga Kodi Penal