Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ka angazhuar deputetët që të punojnë me Ministrinë e Financave për të vënë normë të re ligjore për ata që s’punojnë tokën, por e lënë djerrë.
Në takimin me fermerët në Fier, Rama tha se “sot kemi ende toka të papunuara, në një përqindje të vogël, por ne nuk mund të falim asnjë metër katror, jo më hektarë të tërë”.
“Ndaj i kam kërkuar deputetëve të angazhuar me zonat rurale të ulen me ju e të punojnë me Ministrinë e Financave. Të vënë një normë të re ligjore që fermeri nuk mund ta lërë tokën djerrë”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se “këtë nuk e lejon asnjë vend sepse sa është e jotja private, aq është edhe pasuri publike, nuk mund të lihet toka me plehra djerrë”.///
ME SHUME LAJME
Delvinë: Në qytet çmontohen kamera në kundërshtim me ligjin
Kumbaro me kryebashkiakun e Athinës: Promovim i ndërsjellë në turizëm
Berisha: PD në këmbë, deri në largimin e Ramës