/17/04.2020/ AFP/ – Norvegjia, një nga vendet e para në Europë që ka lehtësuar masat e kontrollit, filloi sot përdorimin e një aplikacion të ri gjurmimi, për të ndihmuar në parandalimin e një epidemie të koronavirusit të ri në vend.
I zhvilluar në këtë vend nordik, aplikacioni “Smittestopp” (Stop infektimit), ai synon t’u japë autoriteteve shëndetësore njohuri më të mira për përhapjen e epidemisë dhe të informojë çdo përdorues nëse ata kanë qenë në kontakt me një person të infektuar.
“Për të qenë në gjendje të kthehemi në një jetë më normale ndërsa mbajmë infeksionin nën kontroll, ne të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë, veçanërisht duke përdorur këtë aplikacion”, tha kryeministrja Erna Solberg.
Aplikacioni mund të shkarkohet mbi baza vullnetare.
Ai do t’u dërgojë përdoruesve të tij një mesazh për t’i informuar nëse ata kanë qenë për më shumë se 15 minuta brenda dy metrave larg nga një person i infektuar, pa zbuluar identitetin e tyre.
Duke regjistruar lëvizjet dhe kontaktet e përdoruesit, gjithashtu do t’u lejojë autoriteteve shëndetësore të vëzhgojnë më mirë përhapjen e epidemisë, të matin efikasitetin e kufizimeve dhe të përcaktojnë nevojën për të kthyer mbrapsht lehtësimet.
Edhe nëse zgjedhje të tilla shqetësojnë disa mbrojtës të intimitetit, Norvegjia ka zgjedhur një centralizim të të dhënave, anonime dhe automatikisht të shkatërrueshme pas 30 ditësh dhe përdorimin e gjeolokacionit e jo të teknologjisë Bluetooth./ /ervo/R-SR//
ME SHUME LAJME
Sarandë. Në Ditën Botërore të Ujit, Kompania e Ujësjellësit promovon një aktivitet ndërgjegjësues.
Sarandë. Kandidati i PD Ardit Cikuli në takimin me banorë në “Baba Rexhepi”:”Kjo lagje jeton si në mesjetë!”
Greqia në zgjedhje të përgjithshme në maj, qeveria përballet me zemërimin për katastrofën e trenave!