/18/04/2020/ Mediat përhapën me shpejtësi lajmin nga fjala e ministrit Klosi në një intervistë para pak ditësh se për të bërë plazh këtë verë, duhet të merret leje në portalin e-albania. Por sot në një komunikim me gazetaren Ola Bruko, ne News24, Klosi u shpreh se ishte një kurth gazetaresk dhe se nuk është e nevojshme që të merret leje nga qytetarët për të bërë plazh.
“Ishte një kurth gazetaresk, pasi lejet ishin për strukturat jo për qytetarët. Nuk do të merret leje në e-albania nga qytetarët për të bërë plazh, strukturat po. Do të duhet të marrin leje, po kështu duhet të shohin të gjitha rregullat dhe penalitetet që vijnë nëse nuk zbatohen masat”.
Më tej, në fjalën e tij, ministri u shpreh mjaft optimist për turizmin këtë vit pasi sipas tij ky është një moment mjaft i rëndësishëm që duhet shfrytëzuar për të mbledhur sa më shumë turistë./R-SR.////
ME SHUME LAJME
Sarandë. Shoqata “Labëria” përkujtoi Luftën e Lëkurësit
Sarandë. Të rinjtë e PS në mbështetje të kandidatit Oltion Çaçi
Sarandë. Ura e Gajdarit-Shijan. Punimet hyjnë në fazë të rëndësishme