SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nuk ndalen lëkundjet e Tokës! Mbrëmë dhe sot “breshëri” të forta tërmetesh në Shqipëri nga veriu në jug. Epiqendrat dhe magnitudat

Toka në Shqipëri vazhdon të lëkundet nga veriu në Jug. Këtë mëngjes të 18 janarit janë regjistruar lëkundje në Xibër të Dibrës, me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter sipas IGJEUM.

Instituti i Gjeoshkencave raporton për disa lëkundje me magnitudë të lartë në Jug të vendit.

Brenda një harku kohor 3 minutash, në mëngjesin e të mërkurës janë regjistruar tre lëkundje me magnitudë më e madhja 5, 4.5 dhe 3 e shkallës Rihter. Në orën 5 e 22 deri në orën 5 e 24 janë ndjerë lëkundjet me epiqendër në Sarandë, Konispol.

Ndërkohë që edhe mbrëmjen e të martës, janë shënuar lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 dhe 3.8 me epiqendër në Konispol.///

error:
%d bloggers like this: