SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nxënësit e klasave 1-3, tekste të reja falas çdo vit shkollor

Këshilli i Ministrave vendosi sot që nxënësit nga klasa 1-3 të mos kenë detyrimin që t’i dorëzojnë tekstet falas që iu ofrohen çdo vit për t’u përdorur nga nxënësit e tjerë, ndërsa do pajisen me tekste të reja falas çdo vit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha sot pas mbledhjes së qeverisë se “kemi vendosur kështu sepse nxënësit e klasave fillore nga njëra janë shumë të vegjël dhe e kanë të vështirë t’i mirëmbajnë librat në mënyrë që të jenë të përdorshëm siç duhet, por tekstet e programet janë të tilla ku ka ushtrime ku nxënësit e kanë të vështirë t’i fshijnë”.

“Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas dhe të trashëgohen nga një brez tek tjetri është që fëmijët të edukohen që të mirëmbajnë librin, të jenë miq të librit, të kursejnë, të kujdesen se është një vlerë që u shërben atyre per jetën e përditshme”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se “tashmë e dimë që vizioni kryesor i arsimit në Shqipëri është një sistem arsimor cilësor, gjithëpërfshirës dhe i barabartë. Në funksion të përmbushjes së këtij vizioni kemi arritur të kompletojmë tekste shkollore në përdorim falas nga klasa e 1-9 plus 16 kategori në arsimin e mesëm”.

“Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas, që do të thotë që nxënësit pasi përdorin një vit librat kanë detyrimin t’i dorëzojnë dhe vitin tjetër t’i përdorin nxënësit e tjerë”, tha Kushi.

Kushi u shpreh se “tekstet përdoren për 3 vite dhe pas 3 viteve blihen tekste të reja. Ndërkohe që në fund të çdo viti bëjmë analizën që ato tekste që janë të papërdorshme të zëvendësohen pas vitit të parë apo të dytë”.///

error:
%d bloggers like this: