SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në Ksamil e Velipojë nisi nje dite me paret shembja e ndërtimeve pa leje.

Kryeministri Edi Rama teksa publikoi pamje të këtij operacioni tha se shembja e ndërtimeve pa leje po bëhet për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare. “Operacioni “Bregdeti ynë” – Ka nisur nga Ksamili dhe Velipoja shembja e ndërtimeve pa leje, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare”, tha Rama.

Duke ndjekur operacionin nga Ksamili, zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj deklaroi te henen se në fokus të operacionit janë të gjitha ato objekte që konsiderohen pa leje dhe këtu kam parasysh dy kategori, si ata që nuk kanë një leje ndërtimi edhe ata që kanë një leje ndërtimi por kanë shkelur kriteret duke shtuar volume apo kate.

Sipas tij, nuk do të ketë asnjë tolerancë për asnjë që ka shkelur ligjin. Brenda 30 qershorit, tha ai ky aksion do të ketë përfunduar. Nga Velipoja, zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se njoftimi ka qenë publik dhe të gjithë kanë marrë dijeni qoftë edhe përmes formës shkresore dhe komunikimit zyrtar.//ata///

%d bloggers like this: