Nga Pirro NAÇI

Javën e kaluar ndoqa projektin e ‘’Auto Moto Park, një ëndër e shumëpritur së shpejti realitet’’- kështu thonë!!! Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.!!! Pak vite më parë kisha bërë edhe unë një ‘’projekt’’(skicë humoristike)… Nuk e di në se ma ‘’vodhën’’ apo në se edhe unë jam bashkautorë i projektit ???
Pse duhet pista Auto Moto Park Elbasan? A ka një bazë apo logjikë zhvillimi, apo është thjesht një ‘’tangërllëks’’? Për ç΄farë e duam në të vërtetë, pistë për të pasur e për të thënë ??? Problemi nuk është në se duhet apo nuk duhet. Problemi janë kokat e atyre që vendosin… Ose janë të verbuar nga ‘’begatia e madhe’’ ose u mungon imagjinata ose janë patetikë. Me siguri një pistë e tillë do t’i shtonte magjepsien vendit tonë, sidomos nëse kemi parasysh që jemi një vend turistik.
Mirëpo, me që kanë ‘’shpejtuar’’ të tjerët nuk mendoj se në Ballkan duhet një pistë e tretë, e katërt, e pestë… Gjëja e fundit që na nevojitet është një pistë e tillë. Nuk e diskutojë që disa do të përfitojnë nga krijimi i saj dhe do të promovojnë një ide të tillë. Le të mos bëhemi viktimë edhe këtë herë.
Shqipëria është një vend pa kulturë motosportive. Sigurisht mungesa e një piste është ‘’përgjegjëse’’ për këtë…. Por ky është problemi ? Duam të bëjmë pistë pa kulturën përkatëse madje edhe pa ‘’formulën 1’’. Në Sarandë kemi ‘’formula 1’’ por nuk kemi ‘’pistën’’… Të kuptohemi ‘’formula 1’’ për Sarandën është Turizmi…Për pistën e Sarandës është folur shumë herë, janë bërë projekte, është në’’ rrugë të mbarë’’…(si historia e asaj urës nga Toka në hënë)…
Po si nuk u mblodhën një herë xhanëm këta të Ministrisë së Ballukut, të bëjnë një Konkurs Ndërkombëtarë për ‘’Auto Moto Depozitat e ujit’’ të banesave në Sarandë?… Këto janë ‘’formula1’’, janë tamam ‘’formula’’ dhe ç’formula..Qeveria përpara se të bëjë pista në Elbasan, le të mendojë për një ‘’pistë’’ në Sarandë për të vendosur mbi ’Auto Depozitat e tarracave’’…Dhe ai që do të fitojë ‘’konkursin’’ le t’i japin një ‘’qime’’ nga ato ujërat e Syrit të Kaltërt…për nja 10-15 vjetë ‘’xhaba’’…/sarandaNews.al///

ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë